San Antonio i jep leksion Golden States, një fitore larg vendit të parë (Video)
Sfida u zhvillua në AT&T Center dhe ku munguan yjet kryesore të të dyja skuadrave për shkaqe të pushimit para playoffit.
Më i miri te vendasit ishte Patty Mills me 21 pikë, 4 asistime dhe 2 kërcime.
Te Golden State shkëlqeu Ian Clark me 36 pikë e pesë kërcime.
Te Spurs arritën pikë dyshifrore plot pesë lojtarë, përcjell Telegrafi.com.
Me këtë fitore, Golden State Warriors vazhdon të jetë në vendin e parë, por ka një ndeshje më shumë se San Antonio. Nëse Spurs fitojnë ndeshjen e mbetur atëherë do të jenë në vendin e parë të konferencës së Perëndimit.
Ekipi që del i pari në konferencën e perëndimit i garantohet avantazhi i terrenit vendas.
https://youtu.be/pmay_0Q6ObI



