Ronaldo paguan gruan e panjohur për t’i bërë binjakë (Foto/Video)
Futbollisti i Real Madridit besohet se ka paguar një grua për t’i bërë binjakë dhe pritet shumë shpejtë që ajo të sjell në jetë.
Një burim i afërt me Ronaldo ka deklaruar se familja e Cristianos nuk mund të presin për t’i parë.
“Cristano dhe familja e tij janë të emocionuar dhe nuk mund të presin për t’i parë.”
“Ai nuk dëshiron që të flasë për jetën e tij private shumë por ai iu ka treguar famijles dhe miqëve të tij se bineqët shumë shpejt do të lindin”.
Sipas këtij burimi që ka siguruar The Sun “ Ronaldo e ndien që është koha e duhur që i biri i tij të ketë vëllëzër dhe të rritet me ta. Nëna e tij Dolores do të jetë një ndihmesë e madhe ashtu sikur për Cristiano Jnr.”, transmeton Periskopi.com.

Cristiano Ronaldo me të birin e tij, Cristiano Jnr
Sipas gazetës, një njeri i afërt me yllin tha se Cristiano do t’i merr binjakët në vilën e tij në Spanjë posa të lindin.

Sulmuesi i Real Madridit, është në lidhje me 23 vjeçaren Georgina Rodriguez që nga viti i kaluar.

Nëna që do t’i lind binjakët do të jetë e panjohur për publikun dhe do të jetë një top sekret.
Ronaldo kështu veproi edhe Cristiano Jnr, në vitin 2010, për të cilin pagoi një grua për ta sjellur në jetë.

32-vjeçari është shumë i lidhur me të birin dhe vazhdimisht poston foto në rrjete sociale duke treguar dashurinë për të. /Periskopi/



