Befasohet Barcelona, mposhtet nga Deportivo La Coruna

Befasohet Barcelona, mposhtet nga Deportivo La Coruna

Barça u mposht me rezultat 2 me 1 duke pësuar humbjen e tretë sivjet.

Joselu shënoi golin e parë në ndeshje duke i dhënë epërsinë Deportivos në minutën e 40-të.

Luis Suarez barazoi në minutën e parë të pjesës së dytë.

Kur pritej që Barcelona të shënonte që të merrte tri pikë në këtë ndeshje, goli erdhi nga ana e kundërt.

Alex Bergantinos shënoi në minutën e 74-të për t’i sjellë tri pikë të reja Deportivos.

Barça ka 60 pikë në krye të tabelës, vetëm një më shumë se ndjekësi i parë Reali që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Tri pikë më pak se Barcelona ka Sevilla që është e treta në tabelë.

Shpërndaje në: