Liverpooli i hakmerret Burnleyt, mban pozitën e katërt
“Të Kuqtë” fituan me rezultat të ngushtë 2 me 1.
Goli i parë erdhi nga Ashley Barnes i Burnleyt në minutën e shtatë, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë Georginio Wijnaldum barazoi gjithçka në 1 me 1.
Emre Can i siguroi fitoren me një gol në minutën e 61-të.
Liverpooli tani ka 55 pikë, një më pak se Manchester City e Tottenhami që janë në pozitat dy dhe tre. 66 ka Chelsea si lider e Arsenali si i katërti ka 50 pikë, por me dy ndeshje më pak se Liverpooli.



