Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Gani Imerit, ish-komandantit të Zonës Operative të Shalës, shkruan Periskopi.
“Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta e Gani Imerit, Komandant i Batalionit IV, të Brigadës 141, Zona Operative e Shalës e UÇK-së. Ai ishte shembull i një luftëtari në Luftën e UÇK-së, i një humanisti dhe udhëheqësi të palodhshëm në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Postimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMIE nderuara familja Imeri,Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta e Gani Imerit, Komandant i Batalionit IV, të Brigadës 141, Zona Operative e Shalës e UÇK-së. Ai ishte shembull i një luftëtari në Luftën e UÇK-së, i një humanisti dhe udhëheqësi të palodhshëm në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut.E nderuara familje Imeri, duke bashkëndjerë dhimbjen me juve, ju shpreh ngushëllime të thella për ndarjen nga jeta të Komandantit, Gani Imeri.
Emri i tij la gjurmë në historinë më të re të Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit, Gani Imeri!