Chelsea dhe Arsenali në ‘luftë’ për superyllin e Man Utd (Foto)
Jese Lingard nuk është i kënaqur me statusin e tij te ‘Djajtë e Kuq’, pasi nuk po luan edhe aq shumë nën urdhrat e Jose Mourinhos.
Kështu, anglezi po mendon një largim nga Old Trafford dhe ka shumë skuadra të mëdha nga Liga Premier që po kërkojnë shërbimet e tij.

Reprezentuesi anglez ka vetëm edhe një vit kontratë në marrëveshjen aktuale dhe Arsenali janë duke e monitoruar situatën e tij tash e sa kohë, përcjell Telegrafi.com.
Megjithatë, sipas mediave angleze, Topçinjtë kanë një rival të madh për të fituar shërbimet e tij.
Sipas The Sun, Chelsea i Antonio Contes po e shikon Lingardin si një mundësi e mirë për të nënshkruar gjatë verës me të.



