Besnik Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova duhet të jetë gati për luftë përballë rrezikut të një sulmi hibrid nga Serbia, duke theksuar se një konflikt konvencional është i pamundur për shkak të mbrojtjes së ofruar nga KFOR-i.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se vendi ynë duhet të jetë gati për luftë, pasi kundër nesh gjithmonë mund të nis një sulm hibrid nga Serbia.
Zëvendëskryeministri Bislimi ka theksuar se një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it.
“Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatituni që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, ka deklaruar Bislimi, për platformën ukrainase të lajmeve European Pravda.
Gjithashtu, duke iu referuar ngjarjeve që ndodhën në Banjskë, fshat në veri të Kosovës, në shtator të vitit të kaluar, ai ka thënë se ka arsye për të besuar se Rusia ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm.
Ndër të tjera, Bislimi ka deklaruar se Perëndimi pajtohet me provat se sulmi në veri ishte një hibrid që i kishte rrënjët në lidershipin e lartë të Serbisë.
FAZ: Mbështetja për Kosovën në Këshillin e Ministrave në KiE nuk është e qartë