Zbulohen emrat e dy shqiptarëve që furnizuan me armë terroristin e masakrës në Nice
Zbulohen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Francë si bashkëpunëtorë me autorin e masakrës në Nicë, që la pas 84 viktima.
“Albanian Daily Neës”, duke iu referuar burimeve të veta në autoritetet franceze raporton se shqiptarët janë Artan Henaj, lindur në Fier më 1978 dhe Enkekejda Zaçe, lindur më 1974 në Elbasan.
Sipas gazetës, ata të dy akuzohen se kanë furnizuar me armë franko-tunisianin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, mbetur i vrarë edhe vetë pas masakrës në Nice.




