Ramën e pyesin për ministrat, por ai ka “çështjen e Juventusit” (Video)
Gjatë paradites së sotme pas mbledhjes me grupin parlamentar duke dalë nga selia e PS-së së bashku me deputetin Erion Braçe, ai u rrethua nga gazetarët dhe u pyet në lidhje me emrat e rinj që do të vendosen në krye të tre ministrive.
Por, kryeministri iu shmang kësaj çështjeje duke ironizuar me ekipin e tij të zemrës.
“Vazhdo, vazhdo Braçe. Se kemi çështjen e Juventusit”, u shpreh mes batutash kryeministri. Mesa duket mes tyre ka qenë temë diskutimi penalltia e De Sciglios./albeu.com/



