Lideri i Kombëtares shqiptare flet për të ardhmen e tij
E njoh mirë Italinë, jemi ndeshur edhe në nëntor 2014, kur përballë kisha Conten. Këtë radhë është më e rëndësishme, sepse janë pikët në lojë dhe për ne është thuajse vendimtare. Që kur u hodh shorti e kishim të qartë që do të ishte tepër e vështirë, sidomos për faktin se as vendi i dytë mund të mos mjaftojë për kualifikim, në një grup me Spanjën e Italinë. Ventura thotë se ka frikë nga Shqipëria? E thotë këtë, ngaqë ai është favorit Ka Belotti, Immobile dhe të rinj të talentuar. Pastaj posedon mbrojtjen-bllok të Juves, që siguron qëndrueshmërinë
I pyetur se kush nga lojtarët shqiptarë po e befason në Itali, De Biazi u shpreh.
“Të gjithë po paraqiten mjaft mirë. Më i miri ndoshta është Berisha, që ka fituar vendin e titullarit tek Atalanta dhe e dimë mirë çfarë kampionati po bën skuadra bergamaske. Por është edhe sezoni i konfirmimit përfundimtar për Hysajn, sepse eksperienca ndërkombëtare është vendimtare për formimin e një futbollisti”.
Në fund nuk mungon një deklaratë për të ardhmen.
“Më ftoi Zamparini të drejtoja Palermon, por me edukatë e refuzova. Në këtë moment jam mirë me Shqipërinë, sepse kam qenë në gjendje për të përcjellë një mesazh: Nuk jam aty për para, por për të krijuar një mendim të ndryshëm, sepse me të vërtetë besoj se kjo kombëtare mund të fitojë. Dhe kjo është e rëndësishme. Unë nuk e mohoj që do të doja të bëja trajnerin në Spanjë, ose Angli”, ka thënë De Biasi.



