Rikthehet Liga e Kampionëve, ja shanset për kualifikim sonte
Juventus do të përballet me Porton, pasi siguroi një fitore të madhe në sfidën e parë me rezultatin 2-0, shkruan Albeu.
Për UEFA-n, edhe bardhezinjtë kalojnë në çerekfinale, teksa ka 97.3 për qind mundësi për të kaluar, ndërkohë që portugezët kanë 2.7 për qind shanse.
Në përballjen tjetër Leicester City do të kërkojë përmbysjen 2-1 të ndeshjes së parë ndaj Sevillas.
Sipas UEFA-s përqindjet e kualifikimit në këtë ndeshje janë të ngjashme. Anglezët kanë 48.9 për qind, ndërkohë që spanjollët 51.1 për qind.



