Ozil paralajmëron largimin nga Arsenali
Reprezentuesi i Gjermanisë thotë se dëshiron që ende ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe këtë preferon ta bëjë me Arsenalin.
“Ju kurrë nuk mund të jeni të kënaqur si sportist. Ju duhet motivimi”, deklaroi Ozil.
“Ende dua ta fitoj Ligën e Kampionëve, preferoj me Arsenalin”, shtoi ai.
Mirëpo, fjala ‘preferoj’ mund të jetë një paralajmërin nga 28-vjeçari, i cili së shpejti mund të ndryshojë skuadër.
Ish-ylli i Real Madridit nuk e ka rinovuar ende kontratën me londinezët, e cila skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Kohë më parë Ozil nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te gjigandi madrilen. /Periskopi.com



