Isha pranë Juventusit, por Ibrahimovic…

Isha pranë Juventusit, por Ibrahimovic…

Bëhet fjalë për ish-sulmuesin egjiptian, Mido dhe për një parapaskenë merkatoje që e tregon vetë 34-vjeçari.

“Në atë periudhë unë luaja për Marsejën, por në 2004-ën mora një ofertë nga Juventus, ndërsa Ibrahimoviç kërkohej nga Roma”, tregon Mido. Me tëj ai tregon të gjithë prapaskenën:

“Ishte gjithçka e kryer. Shkova në aeroport, gati për t’u nisur drejt Torinos për të firmosur me Juventusin. Në atë moment më telefonon menaxheri im, Mino Raiola dhe më thotë se duhet të anuloja fluturimin. Arsyeja? Juventus kishte arritur akordin me Ibrahimoviç, ndërsa mua më takonte të shkoja te Roma”.

Mido nuk shkëlqeu me Romën, më saktë dështoi, sepse në vetëm 8 ndeshje që zhvilloi nuk realizoi asnjë gol, ndërsa karriera e Ibras, që nga periudha kur u transferua te Juventusi mori vetëm për lart.

Shpërndaje në: