Rama: Më 21 korrik ose bashkim ose ndarje demokratike
Edi Rama ka folur për takimin trepalësh për reformën në drejtësi.
Rama ka thënë se me 21 korrik do të jenë 94 vota për të bërë mire.
“21 korriku mund të jetë momenti dramatik për një ndarje të re. Ndarja, mes atyre që janë të vetëdijshëm përse janë në parlament dhe atyre që po bëjnë çmos për të mos e lejuar këtë transformim” ka thënë Rama.
Rama po ashtu ka thënë se pd po i bëhet mur evropës dhe SHBA-së ndërkaq Lulzim Basha ka deklaruar se 3 kryetarët janë pajtuar për 3 negociatorë për procecsin.



