Messi nuk është i kënaqur me të birin e tij, ja çfarë thotë (Foto)

Messi nuk është i kënaqur me të birin e tij, ja çfarë thotë (Foto)

Si duket Thiago nuk do të ndjekë hapat e babait pasi ai nuk është një fans i futbollit dhe se ai futboll shikon apo luan vetëm për shkak të shokëve të tij të shkollës.

Të gjithë prindërit mundohen që të përcjellin hobet apo profesionet e tyre tek fëmijët por si duket kjo te i biri i Messit nuk ka funksionuar.

Messi me të birin e tij, Thiago

 

Messi ka treguar se Thiago e shikon atë në Nou Camp, vetëm për shkak të birit të Luis Suarezit që të shpenzojë kohë me të.

“Ai nuk e pëlqen shumë futbollin, ai shkon në akademi vetëm për shkak të Benjamim (i biri i Luis Suarez) dhe të shokëve të tij të shkollës, por ai nuk është një fans i futbollit”, tha Messi në një intervistë për televizonin nacional të Uruguajit transmeton Periskopi.com.

Suarez me të birin e tij Benjamin i cili besohet se është një fans i flaktë i futbollit

 

Besohet se i biri i Suarezit ka një pasion të madh për futbollin dhe pritet të ndjekë hapat e babait.

“Ai nuk është sikur i biri i Suarezit i cili gjatë gjithë ditës është me topin në këmbë”, përfundoi Messi për Uruguayan TV të hënën mbrëma.

 

Barcelona u mposht në takimin e fundit të La Ligas në transfertë të Deportivo La Coruna me rezultat 2 me 1. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: