Zyrtare: Romelu Lukaku do të bëhët me skuadër të re (Foto)
Lukaku kishte kontratën e re në ‘tavolinë’ nga klubi me të cilën do të fitonte 100,000 mijë funta në javë për pesë vitet e ardhshme por ai ka ndryshuar vendimin e tij në 48 orët e fundit.
Ai lajmin ia ka transmetuar në stërvitjet e skuadrës në Finch Farm.
Belgu Lukaku i ka treguar klubit se ai nuk do të nënshkruajë kontratë të re dhe se vendimi është marr për shkak se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, transmeton Periskopi.com.
Lukaku në këtë sezon është duke shkëlqyer në fanelën e Evertonit duke prirë në listën e golashënuesve të Premier Ligës me 19 gola aq sa ka edhe Harry Kane i Tottenham Hotspurs. /Periskopi/
BREAKING: Sky sources – Romelu Lukaku tells Everton he will not sign a new contract. More now on SSNHQ.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) March 14, 2017




