Force India bëhet “pink”
Në këtë mënyrë, makinat e skuadrës indiane do të dallohen fare qartë mes makinave të tjera.
Ky ndryshim i madh i “look”-ut vjen pas marrëveshjes së sponsorizimit me BWT, një nga markat kryesore në fushën e specialistëve të teknologjisë së ujit.
Pronari Vijay Mallya tha “Mbërritja e BWT në Formula 1 është një lajm i madh dhe përfaqëson një nga partneritetet më domethënëse të historisë sonë në 10 vite.
Ndryshimi i ngjyrës së makinave tona është një tregues i madh i forcës së këtij partneriteti”.




