Leicesteri shkruan historinë, kualifikohet në çerekfinale në sezonin e tyre të parë (Video)

Leicesteri shkruan historinë, kualifikohet në çerekfinale në sezonin e tyre të parë (Video)

Kampioni anglez ka mposhtur 2 me 0 Sevillën në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales duke siguruar çerekfinalen me rezultat të përgjithshëm 3 me 2.

Wes Morgan shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 27-të. Pas tij gol shënoi edhe Marc Albrighton në minutën e 54-të për të çuar tutje ekipin e Leicesterit.

Sevilla mbeti me një futbollist më pak nga minuta e 74-të pas përjashtimit të Samir Nasrit, por rasti më i mirë për spanjollët erdhi teksa ishin me një futbollist më pak. Megjithatë, Steven N’Zonzi nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 80-të duke mos dërguar ndeshjen në vazhdime.

https://youtu.be/MzU-97a4RLo

Shpërndaje në: