Morgan e quan të jashtëzakonshëm suksesin e Leicesterit
Kampioni anglez eliminoi Sevillën 3 me 2 në rezultat të përgjithshëm në 1/8 e finales dhe Morgan që shënoi golin e parë thotë se kjo është ndër netët më të rëndësishme në histori të klubit.
“E jashtëzakonshme. Nuk mund ta besoj. Jemi debutues në Ligën e Kampionëve, dhe nuk e prisja të arrija këtu. Duhet të jetë një nga netët më të mëdha në histori të klubit. Nuk jam e sigurt nëse do të ndodhë sërish, por ne ia dolëm. Dëshmuam se mund të bëjmë të pamundurën sërish”, ka thënë pas takimit xhamaikani i parë që realizoi gol në Ligën e Kampionëve.



