Ja përse femrat shtiren gjatë orgazmës

Ja përse femrat shtiren gjatë orgazmës

E pra, tani shkenca flet në lidhje me këtë gjë, duke treguar se meshkujt nuk kanë shanse përpara kësaj aftësie interpretuese të rafinuar e gjitha femerore; bëhet fjalë për një aftësi të lindur tek femrat, zhvilluar në kohët parahistorike dhe e lidhur me mbijetesën e specieve.

Sipas një studimi të publikuar në “The Archive of Sexual Behavior”, shkencëtarët kanë arritur në këto konkluzione pasi kanë analizuar arsyet përse femrat pranojnë se shtiren në arritjen e orgazmës me partnerin e tyre.

Shkencëtarët kanë zbuluar se sa më shpesh një femër shtiret se ka arritur kënaqësinë seksuale, aq më të mëdha janë shanset të mbajë në këmbë marrëdhënien me partnerin e saj.

Në këtë sondazh morën pjesë 453 femra heteroseksuale mes 18 dhe 46 vjeç që kishin një marrëdhënie së paku prej 6 muajsh. 53.9 përqind e tyre pranuan që kishin stimuluar kulmin e kënaqësisë gjatë një raporti seksual me partnerin. /Syri.net/

Shpërndaje në: