Snoop Dogg i drejton pistoletën presidentit Trump
Reperi amerikan, Snoop Dogg ka publikuar këngën e tij të re ‘Badbadnotgood’ dhe në klip ka inskenuar një pjesë ku i drejton pistoletën presidentit Trump.
Duket se ai është prekur nga fjalimet e tij për njerëzit me ngjyrë dhe për këtë arsye i ka dedikuar një këngë. Në videoklip, Donald Trump shfaqet si karikaturë dhe Snoop e ka përshkruar si një njeri që nuk i nevojitet popullit amerikan. Ai ka sugjeruar mënyrën e vetme se si njerëzit mund të shpërtojnë nga ai, duke e lidhur me zinxhirë për të sjellë më pas vdekjen e tij.



