Lajm i madh për futbollin e Kosovës, ja sa para do të ndahen për stadiumin ‘Adem Jashari’
Një milion do t’i ndajë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), kurse 600 mijë euro tjera Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Investimet e përbashkëta MKRS-FFK në stadiumin e Mitrovicës planifikohet të nisin shpejt, meqë stadiumi duhet të jetë gati për fundin e qershorit kur skuadrat kosovare, nëse licencohen ndërkohë, duhet të luajnë ndeshjet e para në kupa evropiane.
Për këtë investim, MKRS-ja e FFK-ja pritet të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit do të ndahen mjetet dhe do të autorizohet FFK-ja që të ndjekë të gjitha procedurat rreth renovimit.



