Kjo nuk pritej t’i ndodhte Alban Mehës
Mesfushori i Konyasporit në Turqi nuk është ftuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaku.
Vetë lojtari ka konfirmuar për Gazetën Olle, se deri më tani nuk ka marrë ftesë, derisa Bunjaku ka mbyllur procesin e dërgimit të ftesave.
Meha u rikthye nga lëndimi javë më parë, kurse u aktivizua titullar për skuadrën e tij vetën fundjavën e kaluar.
Mosaktivizimi i tij në ndeshjen Turqi – Kosovë, kishte shkaktuar bujë të madhe në mediat vendore.
Jashtë listës së Bunjakut ka mbetur sërish mbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica.



