Dikush bëri tatuazh për Marinën
Marina Vjollca është një ndër moderatoret e preferuara nga të gjithë.
Ajo adhurohet nga shumë vajza sidomos, për paraqitjen e saj superseksi, për talentin dhe përse jo edhe për marrëdhënien e saj me Getoarin. Në profilin e saj në Instagram nuk mungojnë asnjëherë fjalët e ëmbla, apo edhe surprizat me vepra nga fanset.
Këtë herë disa vajza kanë shkruar inicialet e Marinës, ose edhe gjithë emrin e saj dhe ia kanë dërguar fotot.
Sigurisht që Marina nuk ka ngurruar t`i postojë në shenjë falënderimi këto dhurata të bukura nga fanset e veta.
Postimi i Marinës:




