Kujdes Kltischko, Joshua nuk po ndalet, shikoni se si po përgaditet (Foto/Video)

Kujdes Kltischko, Joshua nuk po ndalet, shikoni se si po përgaditet (Foto/Video)

Dyshja do të luftojnë për titujt e kategorive të super peshave të rënda si IBF, IBO dhe WBA.

Boksieri anlgez Joshua vazhdon të postoj në rrjetin e tij social Instagram punën që është duke bërë për meçin e karrierës së tij.

Anglezi është në fazën përgaditore dhe është duke treguar se ai është në formën optimale të trupit të tij dhe se është i gatshëm për përballjen kundër Wladimir Klitschko, transmeton Periskopi.com.

Fituesi i medales së artë në lojrat olimpike në vitin 2012 ka postuar një foto në Instagram, duke treguar trupin e tij.

 

Joshua foton e kishte përcjellur me këtë mbishkrim: ‘Duke punuar në thes sot’.

Joshua kishte mposhtur Molinan në raundin e tretë me nokaout

 

Britanezi është i pamposhtur në 18 ndeshjet e tij profesionale por ai do të përballet me një veteran të këtij sporti. Klitschko do të jetë sfida më e madhe e Joshuas në karrierën e tij, pasi ukrainasi ka të regjistruara 64 fitore gjatë karrierës së tij 21 vjeçare.

Meçi i fundit i Joshuas ishte ai i dhjetorit të vitit 2015 kundër Eric Molina, që e mposhti në raundin e tretë.

Klitschko ishte mposhtur nga Tyson Fury me vendim të gjyqtarëve

 

Ndërsa Kltischko përballjen e fundit e kishte ndaj bashkëkombësit të Joshuas, Tyson Fury, i cili e mposhti ukrainasin dhe u shpall kampion i botës. /Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: