Deklarata e Guardiolas pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Deklarata e Guardiolas pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Rezultati nga të dy ndeshjet ishte 6-6, por ishin golat si mysafir nga ndeshja e parë që e dërguan tutje.

Pas takimit Pep Guardiola është shprehur se ekipi i tij luajti mirë vetëm në pjesën e dytë, dhe këtë nuk e bëri edhe në të parën.

“Zhvilluam një lojë të jashtëzakonshme në pjesën e dytë, por harruam ta bëjmë këtë edhe në pjesën e parë. Ishim më të mirë në pjesën e dytë por nuk ishte e mjaftueshme”, është shprehur Guardiola.

Ai gjithashtu ka thënë se ekipi është i papërvojë, por që do të përmirësohet.

“Do të përmirësohemi, por kjo garë është shumë kërkuese. Ndonjëherë duhet të jeni special dhe me fat, ne nuk ishim sot. Normalisht luajmë në një nivel të mirë, por këtu nuk e bëmë. Do të mësojmë, pasi ekipi nuk ka shumë përvojë”, ka thënë Pep.

Kurse mbrojtësi John Stones është shprehur se ekipi nuk ishte solid në mbrojtje.

“Nuk ishim mjaft klinik në të dy zonat e rreptësisë. Nuk shënuam mjaftueshëm dhe nuk ishim solid në mbrojtje”, është shprehur Stones pas takimit.

Shpërndaje në: