Simeone i lumtur për kualifikimin
Atletico sonte barazoi ndaj Leverkusenit, por kishte fituar përballjen e parë me rezultat 2-4.
“Jam i kënaqur, dua të uroj lojtarët. Gjërat kanë ndryshuar në katër vitet e fundit, por lojtarët japin gjithmonë më të mirën në fushë. Është një hap përpara shumë i rëndësishëm për skuadrën. Gjithmonë duam të përmirësohemi dhe të ecim përpara. Liga e Kampionëve është speciale dhe është shumë e rëndësishme për klubin që të jetë në çerekfinale”, është shprehur Simeone.



