De Biasi nuk i dërgon ftesë yllit të kombëtares, reagojnë mediat franceze
Lenjani nuk u lejua të largohej në merkaton e janarit, ndonëse kishte një sërë ofertash.
Mediat franceze kanë bërë disa herë raportime, duke pasqyruar gatishmërinë dhe gjendjen e mirë fizike të shqiptarit, duke shprehur habinë përse ai nuk grumbullohet nga trajneri i Rene, shkruan Panorama Sport.
Lenjani sezonin e kaluar ka luajtur 24 ndeshje me Nantesin, por rikthimi te Rennes si duket i ka kushtuar shtrenjtë.



