Akuza të rënda drejt Dafina Zeqirit, pagoi portalet amerikane (Foto)

Akuza të rënda drejt Dafina Zeqirit, pagoi portalet amerikane (Foto)

Në një postim të tij të gjatë, Besfort Hasanaj, i cili më parë kishte pasur probleme me Dafinën, sidomos me menaxhimin e kanalit të tij në youtube, e ka akuzuar këngëtaren se është duke i paguar mediat amerikane që të shkruajnë për të.

Në këtë faqe citohet Dafina e cila i thotë medias Amerikane se është lindur në Suedi e jo në Kosovë.

“Daffy në dy intervista për dy portale të Amerikës (ka paguar hapësirë  n për intervista kuptohet!), po e anashkalon origjinën e saj nga Kosova. Njëjtën gjë e pat bërë edhe Bleona para disa viteve kur filloi karrierën e saj në Amerikë duke e mohuar prejardhjen e saj shqiptare!”, ka shkruar Besfort Hasanaj në faqen e tij zyrtare në facebook Besfort Video M1, shkruan Express.

Tutje, ai ka thënë se Dafina e ka paguar edhe reperin French Montana për të dal në spotin e saj.

“Po ashtu kot e ke paguar edhe reperin French Montanen të dal si statist në klipin tënd, e cila këngë është e dështuar!”, ka shkruar ai.

Dafina para kësaj jave lansoi këngën e saj “Four Seasons”, një këngë që u paraqit me kritika të ndryshme dhe se deri me tani ka arritur më shumë se 1 milion klikime.

Shpërndaje në: