Duka: Nëse nuk ndodh kjo, De Biasi largohet nga Kombëtarja!

Duka: Nëse nuk ndodh kjo, De Biasi largohet nga Kombëtarja!

Gianni de Biasi nuk doli përpara publikut vetëm me fjalën përshëndetëse në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

Trajneri i Kombëtares dje doli publikisht edhe me anë të një deklarate dhënë për “Corriere Dello Sport”, në të cilën deklaroi përfundimin e kontratës me kuqezinjtë për t’i hapur udhë karrierës së tij në sfida të tjera.

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një përgjigje pa e shmangur edhe ironinë për këtë deklaratë të trajnerit.

De Biazi ka deklaruar sot (dje) se në fund të edicionit do të largohet nga Shqipëria për të parë një mundësi tjetër…

Jo, nuk e di këtë…

E ka thënë sot (dje), në një intervistë tek “Corriere dello sport”…

Ja, tani do ta takoj dhe do ta pyes…

Do tentoni ta mbani edhe pas këtij edicioni?

Do ta shohim. Kemi kohë deri atëherë.

Çfarë kushtesh ka për të parë nëse do të qëndrojë apo jo? Çfarë duhet të bëjë?

Në qoftë se do të na çojë në Botëror, do ta mbajmë prej brekësh (qesh…).

Po nëse jo?

Nëse jo, do ta diskutojmë. Për Kombëtaren U-21Gjatë fjalës së tij në Asamble, kreu i FSHF-së përmendi edhe përgjumjen e Kombëtares në këtë start të kualifikueseve: “Por festa i ka orët e shkurtra. Ndoshta në eliminatore ne kemi hyrë me dehje. Ndoshta ka munguar grinta në këtë fillim edicioni për të dhënë më shumë se 100%”, u shpreh ndër të tjera Duka, që vijoi me ecurinë e kombëtareve të moshave, ku specifikisht për atë U-21 shprehu pretendime.“Në edicionin që sapo u mbyll ai tregoi një grup futbollistësh të talentuar, të cilët janë kontingjent i mirë për të furnizuar ekipin kombëtar. Shpresat u renditën në vendin e katërt në eliminatore, me gjithë mundësitë më të mëdha”, u shpreh Duka referuar raportit të tij në lidhje me ecurinë e ekipit Shpresa.

Shpërndaje në: