Zidane befason të gjithë: Nuk dua të ndeshem me këtë skuadër
I pari i pankinës së madrilenëve nuk dëshiron që të përballet me Leicester Cityn në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo e fundit arriti të shkruajë sërish historinë, tani duke shkuar në fazën e lartëcekur të garës më prestigjioze europiane për klube të futbollit.
“Nuk besoj se ekziston një trajner i cili shpreson të takohet me Leicesterin”, deklaroi Zidane.
“Ata vazhdojnë të arrijnë atë që u është thënë se nuk mund ta arrijnë. Shumëkush kishte menduar se ata nuk mund ta ruajnë epërsinë në krye të Premierligës, dhe ia dolën”, shtoi ai. /Periskopi.com



