Ronaldinho: Ky lojtar është në të njëjtin nivel me Messin e Ronaldon
Ish-ylli i Barcelonës beson se bashkëkombësi i tij mund ta fitojë ‘Topin e Artë’.
“Neymar është një legjendë e Brazilit sot”, tha Ronaldinho.
“Ai tashmë është në të njëjtin nivel si Ronaldo dhe Messi, ne shpresojmë se një ditë ai mund të fitoj Topin e Artë dhe të vazhdoj suksesin e tij, por tashmë ai është njëri nga më të mirët dhe kjo është vetëm çështje kohe”, shtoi braziliani. /Periskopi.com



