Bosnja shpall listën, yjet e njohur vijnë në Shqipëri

Bosnja shpall listën, yjet e njohur vijnë në Shqipëri

Në Elbasan Arena ndaj kuqezinjëve të Gianni De Biasit edhe pse bëhet fjalë për një takim miqësor Bosnja do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e saj më të mirë, duke filluar nga portieri i Chelsea-it Asmir Begovic për të vazhduar me mesfushorin e Juventusit Miralem Pjanic, mesfushorin e Lazios Senad Lulic, sulmuesin e Herthës së Berlinit, Vedad Ibisevic dhe mbi të gjitha kapitenin e skuadrës Edin Dzeko.

Në fakt Lulic dhe Dzeko nuk do të jenë pjesë e Bosnjës në ndeshjen ndaj Gjibraltarit e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, “Rusi 2018”, pasi janë të skualifikuar.

Bosnja që aktualisht mban vendin e 29-të në renditjen e Fifas pozicionohet e treta në grupin e saj kualifikues pas Belgjikës dhe Greqisë.

Miqësorja e 28 Marsit do të jetë ndeshja e 5-të në histori mes Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës, deri tani bilanci është i barabartë me të dyja kombëtaret që numërojnë nga 1 fitore 2 barazime dhe 1 humbje.

Shpërndaje në: