Super agjenti i lojtarëve gjindet në United, çka po ‘zihet’?

Super agjenti i lojtarëve gjindet në United, çka po ‘zihet’?

Mino Raiola ka në kontroll këta superlojtar si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Gianluigi Donnaruma, Romelu Lukaku e shumë futbollist të tjerë të klasit botëror.

Raiola sot është parë në Lowry Hotel

 

Këto ditët e fundit klienti i tij, Lukaku ka refuzuar kontratën e re nga Everton, që besohet se do ti sillte përfitimi prej 140 mijë funtave në javë për pesë vitet e ardhshme.

Raiola është fotografuar në hotel pas ardhjes së tij me taxi, ai njihet si një agjent që rri në kontakt të afërt me klientët e tij dhe besohet se sot është takuar me Henrikh Mkhitaryan, Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic për të biseduar rreth gjendjes së tyre në klub, transmeton Periskopi.com.

Raiola është një nga agjentët më të fuqishëm në botën e futbollit

 

Manchester United, Arsenal dhe Chelsea thuhet se do të jenë në garë për të nënshkruar me sulmuesin belg, i cili në këtë sezonë ka shënuar 19 gola.

Sonte nga ora 21:05 Manchester United do të përballet me skuadrën ruse Rostov në Old Trafford për të zhvilluar ndeshjen kthyese të Europa Ligës së fazës 1/32.

Lukaku ka shokuar klubin dhe tifozët me vendimin e tij

 

Takimi i parë në Rusi kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: