Princesha e Dubait i kërkon bashkëshortit të saj publikisht divorcin

Princesha e Dubait i kërkon bashkëshortit të saj publikisht divorcin

Shaikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, vajza e udhëheqësit të Dubait ka njoftuar se po divorcohet nga bashkëshorti i saj Sheikh Mana Bin Mohammed Bin Rashid bin Mana Al Maktoum.

Përmes një postimi në Instagram, princesha e Dubait i kërkoi publikisht divorcin.

Njoftimi i saj, vjen pas më shumë se dy muajsh kur dyshja mirëpritën fëmijën e tyre të parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shaikha Mahra Mohammed Rashed Al Maktoum (@hhshmahra)

 

“I dashur bashkëshort. Meqenëse jeni të zënë me persona të tjerë, unë po deklaroj divorcin tonë. Po divorcohem nga ti. Gjithë të mirat. Ish gruaja jote”, shkroi princesha e Dubait përmes një postimi në Instagram.

Lajmi ka bërë bujë në mediet sociale, ku shumë persona vunë re se çifti nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram dhe fshinë të gjitha fotot e njëri-tjetrit nga profilet e tyre.

Disa spekuluan se dyshja kishin bllokuar njëri-tjetrin, ndërsa të tjerë pyesnin veten nëse llogaria e saj ishte hakuar. /Telegrafi/

Shpërndaje në: