A do të luajë Prishtina në Ligën e Kampionëve?

A do të luajë Prishtina në Ligën e Kampionëve?

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ditë më parë njoftoi tërheqjen nga Liga Ballkanike me synimin që të bëjë gara në liga më të forta, shkruan sot Koha Ditore.

Përmendi ligën rajonale ABA dhe Ligën e Kampionëve si synim. Por, derisa nga liga ABA që dominohet nga serbët ka marrë refuzimin, edhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve mbetet në dyshim të madh. Janë shumë faktorë që nuk favorizojnë Prishtinën për të marrë ftesën për këtë garë.

I pari dhe kryesori është koeficienti i ulët i basketbollit kosovar, pastaj dënimi i skuadrave kosovare, përfshirë edhe Prishtinën nga komisionet e FIBA-s për mospërmbushje të kontratave me lojtarë dhe së fundi, gjendja e tyre – financiare dhe infrastrukturore.

Shpërndaje në: