Rrëzohet krani në Nju Jork, bie mbi urë

Rrëzohet krani në Nju Jork, bie mbi urë

Ura Tappan Zee në Nju Jork të SHBA-së është mbyllur për të dyja drejtimet pas rrëzimit të një krani në afërsi. Raportohet për një të lënduar, por i njëjti nuk ka marrë lëndime që mund të jenë fatale.

Incidenti ka ndodhur të martën, pak pas mesditës, sipas kohës lokale.

Është ende e paqartë se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e kranit.

Ekipet e emergjencës janë parë në vendin e ngjarjes, raportojnë mediat ndërkombëtare. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: