Çka po ndodh me Granit Xhakën? Trajneri i tij e quan viktimë
Mesfushori nga Kosova është ndëshkuar dy herë me karton të kuq që prej transferimit të tij te Arsenali në verën e kaluar.
Trajneri francez beson se 24-vjeçari është bërë viktimë e ndërhyrjeve të tij të kaluara dhe tani po ndëshkohet për ndërhyrjen e parë me karton të verdhë.
“Besoj se ai është bërë viktimë e ndërhyrjeve të tij të kaluara”, deklaroi Wenger.
“Besoj se ai tani është në një pozitë ku në ndërhyrjen e parë ndëshkohet me karton të verdhë, njësoj siç ndodhi në duelin me Lincolnin”, shtoi ai. /Periskopi.com



