Futbollisti i njohur i Realit përfundon në Gjykatë, bleu patentë shoferin për 4000 euro (FOTO)
Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Coentrao është paraqitur në një Gjykatë në Braga ku pranoi se në vitin 2012 e bleu patentë shoferin për 4000 euro.
Coentrao ka pranuar se ishte ndihmuar nga personi përgjegjës për kontrollimin e provimit me shkrim, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.
Prokurori i rastit e ka pezulluar akuzën duke e detyruar futbollistin që të paguajë gjobë prej 3000 eurosh, shumë e cila do të dhurohet për bamirësi.




