De Biasi fton një mbrojtës të ri në Kombëtaren shqiptare (FOTO)
Tashmë gjithçka është e konfirmuar, Albi Alla do të jetë lojtari më i ri që do të veshë fanellën e Kombëtares.
Qendërmbrojtësi i Kukësit do të grumbullohet për ndeshjen kualifikuese ndaj Italisë më 24 mars dhe miqësoren me Bosnjë-Hercegovinën katër ditë më pas. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi verilindor për gazetën Panorama Sport.
24-vjeçari nga Pogradeci, i cili pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Greqi, po shkëlqen këtë sezon me Kukësin.
Duke parë edhe mungesat e shumta në mbrojtje, nuk përjashtohet mundësia që të jetë titullar me Shqipërinë.




