Zbulohet formacioni i Italisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë (FOTO)
Ky takim është përcaktuar të luhet në Palermo dhe tashmë trajnerët respektivë po mendojnë për të hedhur në fushë titullarët më në formë.
“Sky Sport” ka zbuluar formacionin e Italisë dhe me shumë gjasa, trajneri Ventura do të luajë me rreshtimin 4-2-4. Në portë do të luajë Buffon, ndërkohë që reparti i mbrojtjes do të përbëhet nga Zapacosta, Barzagli, Bonuçi,De Siglio.
Në mesfushë pritet të jenë titullarë De Rossi, Verratti ndërkohë që nga krahët do të jenë Insigne dhe Candreva. Sulmuesi do të formohet nga dyshja e frikshme Belotti dhe Immobile.




