Ja si njoftohen mes vete lojtarët e Kosovës para se t’i hapin front Islandës
Pak metra më larg në këmbë po qëndronte Alban Pnishi. Pnishi ishte ai që bëri disa hapa për t’ia zgjatur dorën Nuhiut, që për herë të parë iu bashkua Kosovës. Shtrëngimi i duarve ishte i fortë.
“Përshëndetje, unë jam Albani”, iu drejtua Pnishi. Njëjtë ia ktheu edhe Nuhiu. “Unë jam Atdheu”. Me disa lojtarë njoftohej edhe Besart Berisha, që gjithashtu për herë të parë është grumbulluar me Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.
Me disa që nuk i kishte takuar në Turqi u njoftua edhe Donis Avdijaj. Por kjo pak kishte rëndësi. E rëndësishme për të gjithë ishte që të bashkuar të luajnë fort kundër Islandës. Frymë pozitive reflektonte edhe te lojtarët e tjerë.



