Njerëzit më të pasur në botë, do habiteni se cilin vend e zë Donald Trump

Njerëzit më të pasur në botë, do habiteni se cilin vend e zë Donald Trump

Sipas tyre listës i prin bashkë-themeluesi i Microsoft, Bill Gates duke e ruajtur titullin si njeriu më i pasur në botë për të katërtin vit radhazi me 86 miliardë dollarë, derisa ka fituar 11 miliardë vetëm ne vitin e fundit, ndërsa pasohet nga Warren Buffett me 75.6 miliardë dhe themeluesi i Amazonës Jeff Bezos me 72.8 miliardë.

Mirëpo ajo çka është tejet befasuese është rënia drastike e Donald Trump nga vendi i 324 në të 544 të listës.

“40 për qind e pasurisë së Donald Trump është e lidhur me kullën Trump dhe tetë ndërtesa brenda një milje të saj. Kohët e fundit fqinjët e tij kanë pasur probleme”, shpjegon Forbes.

Kjo ka bërë që Trump, vitin e kaluar të humb rreth 1 miliardë dollarë, duke e vlerësuar pasurinë e tij në 3.5 miliardë dollarë.

Ndërkohë numri i miliarderëve në të gjithë botën është rritur nga 1.810 ne vitin 2016 në 2.043. /Periskopi/

Shpërndaje në: