Formacioni i mundshëm i Italisë për ndeshjen me Shqipërinë
Ndeshja e vlefshme për kualifikimet për Botërorin Rusia 2018 zhvillohet të premten me fillim prej orës 20:45 në Palermo.
Leonardo Bonucci dyshohet se do të mungojë në mbrojtjen e italianëve.
Marco Verratti dhe Daniele De Rossi pritet të nisin në ekipin e parë në mesfushë, ndërsa Lorenzo Insigne dhe Antonio Candreva do të kenë rolet e anësorëve, ndërsa Ciro Immobile e Andrea Belotti do të udhëheqin sulmin.
Ky pritet të jetë formacioni i Italisë, sipas mediave italiane: Buffon; Zappacosta, Barzagli, Bonucci (Rugani), De Sciglio; Verratti, De Rossi; Candreva, Immobile, Belotti, Insigne



