Liverpooli i gatshëm të paguajë 35 milionë euro për Perisicin
Kroati po zhvillon një sezon të mirë me klubin e tij ku në 33 ndeshje ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë shtatë asistime.
28-vjeçari mund të luajë në të dy krahët e sulmit, por edhe pas sulmuesit.
Inter e bleu Perisicin nga Wolfsburgu për 19 milionë euro dhe nga shtija e tij mund të përfitojë.
Ai është në kontratë me zikaltërit deri ën qershor të vitit 2020, dhe sipas Tuttomercatoweb skuadra e Liverpoolit është e gatshme të paguajë 35 milionë euro.
Lojtari mund të bashkohet me Jurgen Kloppin, ku ishin bashkë te Borussia Dortmund në sezonet 2011-2013.



