Zbulohet fanela e re e Juventusit (Foto)

Zbulohet fanela e re e Juventusit (Foto)

Sipas Footy Headlines, fanellat e reja do të vazhdojnë të jenë ato klasiket bardh e zi, por me një dizajn të pastër dhe mbresëlënës.

Fanellat do të jenë sërish të prodhuara nga Adidas, të sponsoruara nga kompania e automjeteve Jeep, ndërsa do të dalin në treg nga muaji maj.

Kjo do të jetë hera e parë që logoja ‘J’ do të përfshihet në fanellë që nga prezantimi në muajin janar.

Shiritat në fanellën e re do të jenë më të hollë, ashtu që në pjesën e përparme do të jenë nëntë (në raport me pesë sa janë aktualisht).

Në pjesën e pasme të fanellës do të jetë një bllok i zi për emrat dhe numrat e lojtarëve që do të jenë po ashtu të zinj.

Shpërndaje në: