Barcelona tronditet nga Alba, ja pse

Barcelona tronditet nga Alba, ja pse

Mbrojtësi i majtë nuk luajti në ndeshjen ndaj Valencias në fundjavë, si edhe mungoi në triumfin historik ndaj Paris Saint-Germainit, si pasojë e sistemit të ri të lojës me tre mbrojtës.

Madje është spekuluar se trajneri e ka marrë këtë vendim për shkak të formës jo të mirë të Albas duke nxitur thashetheme për largimin e mundshëm të tij.

“Nuk e ndjej besimin e trajnerit te Barcelona dhe do të doja ta kisha”, ka thënë Alba për Movistar+.

“Të gjithë lojtarët duan të kenë vazhdimësi, të kenë minutazh. Është e vërtetë se kam qenë më shumë i përfshirë në sezonet e fundit (na krahasim me tash), por këto vendime janë të trajnerit”.

“Kur kam luajtur, nuk kam kërkuar sqarime, prandaj nuk do ta bëj as tash”, ka theksuar më tej Alba.

Shpërndaje në: