Osmani u takua mbrëmë me komandantin e KFOR-it, flasin për veriun dhe shtimin e trupave
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar mbrëmë në një darkë pune, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, shkruan Periskopi.
Siç thuhet në komunikatën e Presidencës në takim u diskutuan çështje të sigurisë në vend.
“Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për KFOR-in, i cili ka shtuar numrin e trupave e të cilët po mbështesin institucionet e Kosovës në patrullim të kufirit me Serbinë. Presidentja ripotencoi rreziqet që vijnë nga taktikat destabilizuese të Serbisë, sidomos për shkak të mungesës së dhënies së përgjegjësisë nga ana e Serbisë, si për aktin e agresionit të shtatorit 2023, ashtu edhe për sulmet ndaj KFOR-it, në maj 2023”, thuhet në komunikatë.
” Presidentja Osmani dhe komandanti Barduani pohuan angazhimin e tyre të përbashkët për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët, duke pranuar se bashkëpunimi dhe besimi i ndërsjellë janë bazë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”.



