Sulmi fizik ndaj zyrtarit të MKRS-së nga sekretari Krasniqi, mbahet protestë sot para ministrisë

Sulmi fizik ndaj zyrtarit të MKRS-së nga sekretari Krasniqi, mbahet protestë sot para ministrisë

Sindikata e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) do të mbajë sot protestë (në heshtje), kundër dhunës së ushtruesit të detyrës së Sekretarit, Xheladin Krasniqi ndaj zyrtarit të kësaj ministrie, Miftar Latifit.

Kjo protestë do të mbahet para objektit të MKRS-së nga ora 12:00.

“Sindikata e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) mban protestë (në heshtje) kundër dhunës në institucione, për të reaguar ndaj sulmit fizik të kryer nga zëvendësuesi i sekretarit të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, ndaj zyrtarit të MKRS-së, Miftar Latifi.” – thuhet në njoftim.

 

Shpërndaje në: