Zgjodha Kosovën para Gjermanisë sepse jam shqiptar dhe Kosova është vendi i të parëve të mi

Zgjodha Kosovën para Gjermanisë sepse jam shqiptar dhe Kosova është vendi i të parëve të mi

Në të kaluarën ai është aktivizuar për grupmoshat deri në 19 vjeç të Gjermanisë, mirëpo së fundmi preferoi që të luante për vendin e tij të origjinës.

Futbollisti i cili ka klauzolë nga Schalke në vlerë prej 50 milionë euro flet për Periskopin, ku tregon arsyen pse refuzoi të luante për ndonjë shtet tjetër.

Tutje, ai beson se me futbollistët tjerë që po grumbullon Kosova, do të jenë një kundërshtar i vështirë për t’u mposhtur.

Periskopi: Pse keni zgjedhur të luani për Kosovën?

Avdijaj: Kam vendosur të luajë për Kosovën për shkak se këtë e ndiente dhe e dëshironte zemra ime. Gjermania është shteti im në të cilin jetoj dhe ku unë luajë futboll, por Kosova është vendi i të parëve të mi dhe unë jam shqiptar.

Periskopi: Si e sheh Kosovën me yjet si Besart Berisha, Milot Rashica, Arbër Zeneli dhe Bernard Berishën, dhe a beson se do të jeni një repart sulmues i frikshëm?

Avdijaj: Unë mendoj se me gjithë këtë skuadër që po e ndërtojmë, nuk do ta ketë të lehtë askush të marrë pikë ndaj Kosovës. Tani, të bashkuar ne jemi shumë të rrezikshëm.

Periskopi: Nëse merrni lejen për t’u paraqitur ndaj Islandës, a prisni të nisni lojën nga minuta e parë?

Avdijaj: Jam duke e pritur lejen për të luajtur për Kosovën. Unë jam i gatshëm të jap edhe atomin tim të fundit për Kosovën.

Periskopi: Si po ndihesh tani pasi zgjodhet të luani për Kosovën?

Avdijaj: Po ndihem shumë mirë dhe mezi kam pritur që të bashkohesha me shokët e mi këtu. /Periskopi.com

Shpërndaje në: